Subscribe

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka ftuar qytetarët e Lushnjes të votojnë Eriselda Sefën, pasi Partia Socialiste është e vetmja forcë që punon për njerëzit. Gjatë një takimi në këtë qytet, Balla theksoi se 6 marsi do të shërbejë si një votëbesim për qeverinë Rama.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

“Do të doja që në 6 mars i gjithë populli i Lushnjes të dalë të votojë dhe le ta përdorim si një votëbesim, por të fokusohemi edhe tek Këshillimi Kombëtar. Bashkëqeverisja jonë me njerëzit e thjeshtë është e vetmja aleancë që kemi. Ne kemi punë me njerëzit dhe jo me këta. I kërkoj të gjithëve që të marrin kohë dhe ta lexojnë Këshillimin Kombëtar… Aleanca  vetme e PS janë njerëzit.”

 

Balla ka sulmuar ashpër dy rivalët e tjerë për Bashkinë e Lushnjes, duke theksuar se Berisha e Basha janë bashkë.

 

“Me Lul, me Sali janë bashkë, mos kujtoni se janë ndarë. Janë bashkë, i shikova në Parlament. Bashkë janë edhe me Ilirin që do u bashkohet më datë 24 korrik te “Shtëpia e Lirisë”, ajo por është “Shtëpia e Hajnisë”.

 

Balla iu ka bërë apel qytetarëve që në 6 mars të mos votojnë kandidatin e Berishës, që ai ta përdorë si votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *