Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë deputetët e tij në një mbledhje në selinë rozë. Mësohet se raportohet se fokus i diskutimeve janë zgjedhjet vendore të 14 majit. Gazetarja Enkelejda Mema raporton për Vizion Plus se deputetëve iu është kërkuar që të jenë më prezentë në zonat e tyre elektorale, teksa pritet që Partia Socialiste të zyrtarizojë kandidatët për 61 bashkitë e vendit më 25 mars.

 

Partia Socialiste gjithashtu pritet që të prezantojë gjithashtu edhe kandidatët për Këshillat Bashkiakë. Kjo forcë politike iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen për të qenë ata anëtarët e rinj të qeverisë në Këshillat Bashkiakë. Raportohet se PS ka kërkuar që këshilltarët bashkiakë të jenë figura që gëzojnë dinjitet në zonat që do kandidojnë për të përfaqësuar.

 

Ajo që ra në sy në këtë mbledhje në selinë rozë ishte mungesa e ish-numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *