Në ditën e parë të vjeshtës, socialistët nuk humbin kohë dhe nisin përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të zhvilluar ne Elbasan, Edi Rama shfaqi ambicien për të marrë një mandat të tretë qeverisës. E kjo fitore sipas tij kërkon një reflektim të thellë nga të gjithë.  

“Po e nis nga vetja: Çfare duhet te bej une me shume dhe me mire ne kete sezon per te merituar mesimin dhe respektin e atyre qe me besuan drejtimin e Shqiperise? Shqiptaret, shumica e kane te qarte se nuk e kane sot per sot. Por a jam une Kryeministri me i mire qe mund te jem per ta?Po ju a jeni deputetet me te mire qe ata mund te kene? A eshte kjo qe kemi bere deri me sot me e mira ne vetvete qe ne mund te bejme per ta?”

Rama tha se çdo anëtar i partisë duhet ta thotë opinionin e tij për punën e bërë dhe emrat që pritet te jenë në listat e kandidatëve.

“Mund t’jua them shume hapur si kryetar i kesaj familjeje: une dua te degjoj zerin e çdo anetari te PS per ta marre pergjigjen e kesaj pyetjeje. Sepse me timen kam bere gjithçka kam mundur. Por sot kjo nuk mjafton, ajo qe kam bere nuk mjafton. Une dua te di mendimin e gjithe familjes tone, nga veriu ne jug, e deri ne diaspore.”

Lideri socialist lajmëroi edhe hapjen e listave për emra të tjerë jashtë anëtarësisë.

“Nuk jemi nje parti e mbyllur. Ne nuk i kemi marre pushtetin vetem me votat e anetaresise. Besoj se kush na zgjedh, ne fund ka te drejten te na shprehe nese deshiron te jete pjese e listes tone dhe ne duhet ti garantojme konfidencialitet. Per kete mund te perdorim platformen dixhitale. Kjo eshte rruga e mire drejt mandatit te trete.”

Per kryeministrin, opozita e vertete e Partisë Socialiste janë pakënaqësitë, hatermbetjet dhe ajo që nuk është bërë për njerezit.

“Prandaj PS i takon te beje me shume per Shqiperine, por duhet te shohe tek kundershtaret e padukshem, tek pakenaqesite, pritshmerite e papermbushura qe motivojne mos daljen e njerezve ne votime, pakenaqesite e brendshme etj. Ata duhen prekur e kuptuar dhe keto ndjesi duhet ti shohim brenda nesh.

Në fund Rama tha se të gjithë duhet ta konsiderojnë veten si kandidatë për deputetë.

“Troç fare: Deputete jemi në Kuvend. Jashte salles, jemi thjesht kandidate per deputete qe duhet ta fitojme vendin ne skuader çdo dite, pa pushim. Dhe nese une do duhet te firmos ne fund formacionin qe do dale ne fushe, kush nuk do jape gjithcka duhet, nuk do te jete ne ate formacion. Pervec PS askush nuk e çon dot perpara vendin. PS nuk vihet ne diskutim. Emrat e tjere duke nisur nga une, shkojne e vijne.  Paaftesia dhe papergjegjshmeria vepron edhe nga ligesia e paleve te tjera, nuk jane arsyer per ta quajtur ndeshjen te fituar, per te mos ja vene PS ne dispozicion skuadren me te mire ne betejen historike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *