Vendi
PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare, mbledhja nis me fjalën e Ramës, pritet thirrja e Kongresit

Ditën e nesërme, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare.
Takimi, i cili është në funksion të procesit të rienergjizimit mes socialistëve do të mbahet online.
Reklamë
Mbledhja do të nisë në 17:00 me fjalën e kryeministrit Edi Rama.
Pas tij do të mbajë fjalën Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.
Reklamë
Kjo është Asambleja e katërt që do të mbahet brenda këtij viti, në funksion të riorganizimit dhe energjizimit të Partisë Socialiste.
Në mbledhje pritet të miratohet edhe pr.vendimi për thirrjen e Kongresit të PS, organi më i lartë vendimarrës në parti që pritet të mblidhet në korrik.

/Vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




