E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 14 minuta më parë
Video · Politikë

PS largon kundërshtarët, nuk dihet fati i Alket Hysenit

Ende mbetet i paqartë fati i deputetit Alket Hyseni, i cili pak ditë më parë doli hapur kundër linjës zyrtare të Partisë Socialiste lidhur me procesin e vettingut, duke e kundërshtuar fortë procesin dhe në të njëjtën kohë duke marr në mbrojtje dhe gjyqtarët e prokurorët te cilët nuk justifikojnë dot pasurinë.

 

Por Partia Socialiste e ka treguar gjatë viteve të fundit, se pavaresisht numrave në Parlament, kur flitet për dalje nga qëndrimi zyrtar i partisë, nuk ka kursyer “prerjen e kokave” të deputetëve, duke i perjashtuar ata nga radhët e partisë.

 

Reklamë

Lista eshte e gjate, qe nga ardhja e Edi Rames ne krye te PS ne vitin 2005.

 

Te perjashtuarit e pare ishin 6 deputet qe votuan ne mbeshtetje te kandidatures se Bamir Topit per Presidentit te Republikes, duke dal kunder qendrimit te Partise Socialiste.

 

Lista me pas vijon me emra te tjere si Kastriot Islami, Asllan Dogjani, Arben Malaj, Tom Doshi e Mark Frroku.

 

Por mes te larguarve ka pasur dhe nga ata qe edhe pse nuk kane dal kunder qendrimeve te PS, kane qene te hetuar nga organi i akuzes, si ne rastin e Saimir Tahirit. Ndërkohë që vetem pak jave me pare, Edi Rama perjashtoi live deputetin i Kurbinit Gjetan Gjetani.

Më shumë video

Reklamë