Subscribe

Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se PD nuk do të marrë nesër pjesë në seancën parlamentare kur do të votohet ligji për Amnistinë Penale.

Në një deklaratë për mediet, Basha ka deklaruar se një ligj i tillë po përdoret nga mazhoranca me qëllim amnistimin e zyrtarëve të dënuar apo atyre që janë nën hetim.

Lexo edhe :

Related Posts

Lulzim Basha: Ditën e djeshme janë përvijuar hijet e në skandali të një përmase kombëtare. Qeveria e Edi Ramës ka propozuar të amnistojë zyrtarët e korruptuar, të dënuar, apo nën hetim nga SPAK dhe të dënuar nga GJKKO. Është skandaloze që të përdorësh amnistinë penale e cila kryhet për aryse humanitare për një kategori të dënuarish për vepra të thjeshta, që të nxjerrësh nga burgu apo të anulosh hetimet për zyrtarët e korruptuar të Edi Ramës. Kjo është ndërhyrje te gjyqësori dhe Reforma në Drejtësi.

Sipas Bashës kjo nuk është ndërhyrja e parë e kreut të qeverisë në drejtësi. Sipas tij, Rama është bërë pishman për Reformën në Drejtësi, pasi në momentin që SPAK po funksionon në përputhje me ligjin, po ndërhyn për të kthyer pandëshkueshmërinë.

Lulzim Basha: PD nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare, është pritshmëria jonë që askush të mos bëhet patericë e këtij akti kriminal e korruptiv që synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar. Kjo është përpjekja më skandaloze në 33 vite për të nxjerrë nga përgjegjësia penale zyrtarët e korruptuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *