E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PS fitore të thellë në Rrogozhinë/ Rama: Nxorrëm mësime nga 14 maji, diferenca spektakolare

Për fitoren e Partisë Socialiste në Rrogozhinë reagoi edhe kryeministri Edi Rama.

 

Reklamë

Në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se mazhoranca qeverisëse jo vetëm thelloi rezultatin por e fitoi atë me një diferencë spektakolar, prej 1752 votash.

 

Reklamë

Fitorja shkruan Rama erdhi pasi skuadra e Partisë Socialiste nxori mësime nga gara e 14 majit. Ajo, thotë kryeministri pati një organizim më të mirë dhe thelloi fitoren në numra por edhe në pjesëmarrje më të lartë të votuesve.

 

Reagimi i plotë i Ramës:

 

RROGOZHINA VETËM PËRPARA  me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste

 

Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash

 

Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxori mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë