E martë, 22 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PS fiton në Rrogozhinë, Mallakastër dhe Librazhd

Mbyllet procesi i votimit në Rrogozhinë, Mallakastër dhe Librazhd. Në të tria bashkitë, ka fituar Partia Socialiste.

 

Me një diferencë prej 1300 votash ndaj Partisë Demokratike, PS mori 5337 vota, ndërsa demokratët arritën të siguronin vetëm 3949.

 

Reklamë

Ndërkohë, në Bashkinë Mallakastër, nga numërimi i votave në 62 KZAZ, rezulton se PS ka marrë 46.99% të votave, e ndjekur nga PD me 40.29% të votave, dhe më pas LSI me 8%.

 

Sakaq, në Librazhd rezultati është mbyllur në favor të socialistëve, 9952 vota, PD 5181 vota dhe LSI 790.

Vazhdo të lexosh

Reklamë