Subscribe

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla e ka konsideruar të papërgjegjshëm qëndrimin e kreut të PD-së Lulzim Basha, sipas të cilit duhet ndjekur modeli i ministrit italian Mateo Salvini kundër narko-shtetit të Edi Ramës.

 

Sipas tij, deklaratat e Salvinit kanë qenë të kritikueshme edhe nga partitë e djathta evropiane.

 

“Dështimet e njëpasnjëshme në Shqipëri të Lulzim Bashës nuk mund të gjejnë kurrsesi frymëzim në një linjë politike të ekstremit të djathtë në një vend fqinj siç është Italia. Historia na ka bërë që në Itali të kemi e të gjejmë frymëzime politike në forca politike progresiste, por kurrsesi nuk mund të jetë frymëzim, edhe në situatën e vështirë ku është PD për t’iu referuar”.

 

Për zyrtarin e lartë socialist, referenca e kreut të PD-së është tejet e gabuar, marrë shkas nga qëndrimit e ministrit italian edhe ndaj vetë Bashkimit Europian.

 

“As diskursi politik i Salvinit kundër emigracionit, as diskursi politik tipik i ekstremit të djathtë nuk mund të jenë referenca për një partie sikurse është PD. Kujtoj këtu që Salvini është një prej atyre që mendon se Italia nuk duhet të vazhdojë më të jetë anëtare e BE”.

 

Teksa e cilëson si të gafë politike qëndrimin e Bashës, Balla thotë se shpreson që në radhët e demokratëve të mbizotërojë fryma evropiane.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *