E martë, 15 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Provimet e Maturës Shtetërore

Ne ketë godine nis ngujimi i hartuesve te testeve te maturës shtetërore. Te paret do te jene mësuesit me te mire te gjuhëve te huaja te cilët do te përzgjedhin pyetjet per katër gjuhet e para qe bëhen ne shkollat e mesme,  anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht.

 

Por drejtues ne qendrën e vlerësimit te arritjeve tregojnë se maturantet kane mundësi te zgjedhin per provim edhe gjuhen qe ata ndihen me mire, pavarësisht cfare kane bere gjate viteve te shkollës.

 

Te hënën e 4 qershorit, zhvillohet provimi i pare i detyruar, gjuha e huaj. Provimi zgjat 2 ore e gjysme dhe vetëm pas daljes se maturanteve nga testimi, del nga ngujimi edhe grupi qe ka hartuar tezen.

 

Per te parandaluar kopjimet e mundshme gjate testimit,  kete vit është menduar qe provimi te zhvillohet ne ambiente me te hapura, ne korridore dhe palestra. Distanca nga njeri tjetri do te jete rreth 1 metër e gjysme, ndërsa nuk do te mungojnë aparaturat qe ndalojnë valët telefonike. Ndërkohë ne 8 qershor është provimi i gjuhës shqipe, ne 13 matematika dhe ne 20 qershor dy testime me zgjedhje.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video