E enjte, 17 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Provimet e Maturës Shtetërore, politika të distancohet

Ministria e Arsimit u kërkon partive politike dhe kandidateve per deputet te distancohen nga provimet e Maturës Shtetërore. Nje dite para testit te gjuhës shqipe dhe letërsisë, këshilltari i ministres Mirela Karabina, i ben apel politikes te mos cenoje standardin e provimeve  per efekt fushate dhe vote

 

Po ashtu këshilltari Ndriçim Mehmeti u bën apel administratoreve te provimeve te mos thyejnë rregullat e maturës, ne te kundërt do ndëshkohen sipas ligjit. Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë do te jete i nivelit mestar dhe zgjat dy ore e gjysme. Krahas pyetjeve me alternativa, gjysma e testit do te jete me zhvillim përfshi edhe esenë, e cila ka pike te konsiderueshme ne kete provim.

 

Provimi i pare i Maturës Shtetërore rezultoi me parregullsi ne disa qytete. Nxënësve iu gjeten telefona gjate provimit, ndërsa u hodhën dyshime per hapjen e tezes.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video