Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka paraqitur prova shtesë për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, e cila është konfirmuar në shkallën e parë të Vetting-ut.

 

Në njoftimin e komisionereve publik, bëhet e ditur se po shqyrtohet vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e kaloi prokuroren si edhe sugjerimi i ONM-së për rivlerësimin e saj në të treja kriteret.

 

Elizabeta Imeraj u konfirmua në detyrë nga Shkalla e Parë në datën 21 qershor, ndërsa u emërua si kryeprokurore e Tiranës pa e përfunduar procesin e Vetting-ut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *