Subscribe

8 ditë pas ekzekutimit mafioz të vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali në Shkodër, shpresat e policisë për zbardhjen e ngjarjes janë “ varur ” në provat që u gjetën në automjetin me të cilin autorët, u larguan pas vrasjes.

 

Sipas burimeve nga grupi hetimor, në automjetin “Mercedes Benz” i cili rezultoi i vjedhur por nuk u dogj plotësisht, janë mbledhur disa prova materiale që mund të çojnë në identifikimin e vrasësve.

 

Provat nga të cilat mund të ndërtohen profile ADN-je por edhe gjurmë gishtash ndodhen tashmë në laboratorin shkencor të policisë së shtetit ndërsa blutë e Shkodrës janë të pritje të rezultateve.

 

Për llogari të hetimit janë këqyrur dhjetëra kamera sigurie dhe janë administruar deklarimet e disa personave, por ende nuk është rënë në gjurmët e autorëve.

 

Po ashtu burime të vizion plus bëjnë me dije se për shkak të situatës së rënduar kriminale, me urdhër të kryepolicit Ardi Veliu, strukturat e hetimit në Shkodër janë fuqizuar me 12 specialistë që janë dislokuar nga drejtoritë e policisë së Kukësit dhe Lezhës por edhe nga drejtoria e përgjithshme e policisë.

 

Ekzekutimi i babait dhe xhaxhait të ish kampionit të boksit Astmer Bilali, i arrestuar si anëtar i grupit “Bajri”, risolli në vëmendje Shkodrën si një nga epiqendrat e përplasjes së bandave kriminale. Kjo ngjarje solli edhe shkarkimin e drejtorit të policisë Vehbi Bushati dhe zëvendësimin e tij me Niko Brahimajn.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *