Kronikë
Protestuesit thyejnë derën e Bashkisë së Tiranës, disa prej tyre futen brenda, ndezin zjarr brenda godinës

Është përshkallëzuar më tej situata mes protestuesve dhe policisë.
Pas qëndresës prej pesë orësh përballë Ministrisë së Arsimit, disa prej protestuesve janë tërhequr drejt qendrës, pranë Bashkisë së Tiranës.
Reklamë
Protestuesit janë përleshur edhe aty me policinë, ndërsa kanë thyer derën e Bashkisë së Tiranës, ku disa prej tyre janë futur brenda dhe kanë ndezur zjarr brenda godinës.
Menjëherë ka ndërhyrë policia, e cila ka larguar protestuesit nga godina.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




