E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Protestuan të shtunën në Greqi, arrestohen 19 persona, mes tyre një shqiptar

19 persona mes tyre dhe një shqiptar janë arrestuar nga policia e greke.

 

Reklamë

Sipas Kathimerinit, arrestimi i këtyre shtetasve erdhi si pasojë e dëmeve që shkaktuan gjatë protestës  së të shtunës në mbrëmje pranë Universitetit “Teknik Kombëtar të Athinës” dhe Universitetit “Aristoteli” në Selanik.

 

Identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk bëhet me dije, ndërkohë që Kathimerini raporton se gjatë protestës u shkatërruan trotuare, dritare, karrige dhe tabela të shumta që shërbyen për ngritjen e barrikadave.

 

Mes të arrestuarve janë 15 grekë të moshës nga 17-37 vjeç.

 

Ndërrsa të tjerët rezultojnë nga Shqipëria, Afganistani, Rumania si dhe nga Palestina.

 

Mediat greke grupin e protestuesve e etiketojnë si anarkistë dhe vandalë pasi veprimet e tyre ishin shkatërrimtare në dëm të pronës publike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë