E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 minuta më parë
Kronikë

Protestë për transportin në Dropull, banorët e disa fshatrave lëvizin në këmbë

Banorët e fshatrave të thellë malorë të Dropullit të Sipërm protestuan këtë të premte për çështjen e transportit.

 

Kjo pasi linja urbane, që ata përdorin, nuk i përshkon një pjesë të fshatrave të kësaj zone; e për këta arsye banorët, pjesa më e madhe e tyre të moshuar, thane se detyrohen të përdorin taksi ose të lëvizin në këmbë.

 

Ata paralajmëruan bllokim të rrugës, nëse bashkia e Dropullit nuk e zgjidh këtë situatë që po vijon prej 3 vitesh. Por autoritetet thanë se kjo çështje i takon ministrisë së transporteve, pasi licencat i jep kjo e fundit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë