E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protestë për rrugën e degraduar në Fier, banorët: Bashkia të ndërhyjë menjëherë

Dhjetëra banorë të fshatit Varibop në Fier, protestuan këtë të premte për gjendjen e rrugës kryesore të zonës së tyre.

Ata thanë se ky aks vetëm dy kilomegtra i gjatë është në gjendje të degraduar.

Situata është përkeqësuar më shumë pas punimeve të kryera nga ujësjellësi dy vite më parë.

Banorët thonë se shkatërrimi i rrugës po u sjell probleme të përditshme dhe kërkojnë riparimin e shpejtë të saj.

Ndërkohë nga Bashkia Fier bëhet me dije se sistemimi i këtij segmenti rrugor është planifikuar në projektbuxhetin e vitit 2026, ndërsa rikonstruksionit të plotë do t’i nënshtrohen të gjitha rrugët problematike të njësisë administrative Cakran./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë