E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protestë për prishjen e shtëpive në Paskuqan, banorët bllokojnë rrugën: Duam kompensim të plotë 

Banorët që preken nga Unaza e Madhe dhe procesi i rindërtimit kanë dalë sot në një protestë tek ura e Paskuqanit.

 

Të revoltuar dhe të vendosur, ata janë shprehur kundër shembjes së shtëpive të tyre, duke thënë se nuk kanë ndërmend të shkojnë në banesa sociale.

 

Reklamë

Qytetaret bllokuan urën, megjithatë nuk krijuan probleme në qarkullim.

 

Një pjesë e banorëve nuk kanë pranuar kontratat e propozuara nga Bashkia e Tiranës, ndërkohë që kjo e fundit premton kompensim të plotë, pra shkëmbim të pronave me objekte të reja që do të ndërtohen në lagjen e re 5 Maji.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë