Dhjetëra banorë, kryefamiljarë ne Kukës protestuan para bashkisë, pasi janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike. Ata i bene thirrje deputetes së zonës Mimi Kodheli e qeverisë për zgjidhje të situatës së krijuar. Ata paralajmëruan përshkallëzim të protestave nëse nuk zgjidhet problemi i tyre. Ndërkohë edhe në Has e Tropojë ka pasur ankesa nga shumë familje se janë hequr nga skema e re e ndihmës ekonomike. Ndihma ekonomike nuk trajtohet më nga Këshilli Bashkiak, por nga Shërimi Social Shtetëror.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *