Protestë kundër HEC-it në Klos, banorët thonë se uji i përroit është jetik për bujqësinë

Banorët e fshatit Kurdari në Bashkinë e Klosit vijojnë të kundërshtojnë ndërtimin e një hidrocentrali të vogël në “Përroin e Lusës”.
Mëngjesin e kësaj të premteje ata kanë përzënë mjetet e firmës private sapo kanë kanë vënë re që kishte nisur puna.
Banorët shprehen se futja e ujit në tubacione do të thotë vdekje e jetës në fshat, ndaj janë të vendosur për të mos e lejuar zhvillimin e këtij projekti.
“Ne jemi mirënjohës të gjithë banorëve që janë këtu. Sapo morëm vesh që ka filluar puna u organizuam dhe i përzumë”, thonë banorët.
“Nuk është ujë për të bërë central, ai është ujë që nuk na mjafton ne, na ka marrë jetën”, thotë një banor tjetër.
Ndërkohë administratori i kompanisë në fjalë, thotë se ata kanë leje ndërtimi, por pavarësisht kësaj hasin vështirësi duke mos arritur marrëveshje me banorët.
“Ne para se të fillojmë punimet, administratori ka vënë në dispozicion shkresa, policinë, bashkinë, ministrinë e Mjedisit. Sot dhe çdo dite kemi hasur në vështirësi, kemi pasur përplasje fizike, kërcënime. Banorët kanë ardhur në kantier, kam telefonuar policinë, ne po na kërcënojnë. Duan të vijnë deputetët e zonës e t’i sqarojnë banorët, edhe gjykata është shprehur që mos të pezullohen banorët”, thotë Besmir Domo.
Protestat e vazhdueshme të banorëve të Kurdarisë, prej gati 8 muajsh, janë zhvilluar duke mos lejuar punonjësit e kompaninë të shkojë në kantier. Ata kanë ruajtur zonën ditë e natë ndarë në disa grupe.




