E martë, 24 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Protestë e banorëve të një pallati në Durrës: Riparimet të kota, ka dëmtime të rënda

Banorët e një pallati të dëmtuar nga termeti i 26 nëntorit në lagjen numër 17 në qytetin bregdetar të durrësit protestuan këtë të enjte kundër ndërhyrjeve që do të kryej firma ndërtuese në këtë godinë.

Banorët deklarojnë se pallati ka pësuar dëmtime të rënda në strukturë dhe se firma nuk po i merr parasysh ato.

Sipas tyre, pallati eshte spostuar ne disa centimetra ndersa akuzojne inxhinieret e firmes ndertuese se nuk e kanë marrë parasysh një gjë të tillë.

Banoret i bënë apel autoriteteve që pallati t’i nnështrohet nje tjeter ekspertize te thelluar, pasi ata nuk mund të kthehen më aty për të jetuar nëse nuk u jepet garanci për qendrueshmërinë  e tij.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë