E hënë, 26 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protestat studentore/Meta: Institucionet të dëshmojnë ndjeshmëri, rinia aset i çmuar

Në një reagim për mediat, Presidenti Meta tha se ndjek me vëmendje protestat e  studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit.

 

Reklamë

Kreu I Shtetit u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve pergjegjëse të deshmojnë ndjeshmërinë dhe pergjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik.

 

Reklamë

Meta shton se duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavaresisht mundësive të tyre financiare.

 

Presidenti tha se rinia është aseti me i çmuar kombëtar në Shqipëri, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetesimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë