Subscribe

Me një numër më të reduktuar gjykatash, 16, harta e re gjyqësore do të nis zbatimin në shkurt për t’u mbyllur në korrikun e vitit të ardhshëm. Funksionimi i saj do të bëhet me tre faza.

 

ULSI MANJA

MINISTER I DREJTESISE

 

Në 1 shkurt do të kemi përqendrimin e gjykatës së apelit në një në Tiranë. Në 1 maj do të jenë gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm dhe në 1 korrik gjykatat administrative të shkallës së parë.

 

Pasi qeveria miratoi mënyrën e re sesi do të funksionojë gjyqësori me 13 gjykata të shkallës së parë, dy administrative të shkallës së parë dhe një apel, Ulsi Manja e quajti një arritje të reformës në drejtësi.

 

Sipas tij, reduktimi i gjykatave do të përmirësojë shërbimin ndaj qytetarëve.

 

ULSI MANJA

MINISTER I DREJTESISE

Harta e re gjyqësore ka disa risi, do të standartizojë kohën mesatare të dhënies së vendimit, do të bëjë një shpërndarje të drejtë të çështjeve te gjyqtarët, do të ulë kostot  e dhënies së drejtësisë, do të kemi një short të vërtetë të shpërndarjes së çështjeve te gjyqtarët.

 

Deri në funksionimin e plotë të hartës së re gjyqësore, shërbimet për qytetarët do të jepen në institucionet ekzistuese të drejtësisë.

 

Vendimi i qeverisë u përshëndet edhe nga Këshilli i Lartë i Gjyqsorit që pas tre vitesh bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë besojnë se me “gjyqësorin” e ri, shteti i të së drejtës do të forcohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *