Protestat në Bjellorusi/ Rama: Shqipet hedhin glasa mbi Shqipërinë nga lartësia e padijenisë së tyre

Kryeministri Edi Rama ju përgjigj atyre që kritikojnë Shqipërinë pse nuk ndërhyn për siutatën e krijuar në Bjellorusi, duke qenë se është kryesuese e OSBE.
Përmes një postimi në “Twitter”, Rama tha se tratativat për t’i ulur si opozitën, ashtu edhe qeverinë bjelloruse në dialog nuk kanë munguar. Por ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët.
“Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë! Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve.
Dhe si gjithnjë, ndërkohë që BE-ja si e tërë e disa shtete kryesore të saj e kanë mbështetur nismën e Shqipërisë dhe po punojnë ngushtësisht me ne, prej ditësh për ta marrë mundësuar misionin atje, shqipet në fjalë hedhin glasa mbi Shqipërinë nga lartësia e padijenisë së tyre!”
Rama u shpreh krenar për punën e kryer nga Shqipëria në krye të OSBE gjatë këtyre muajve, ndonëse në kohë pandemie.
“Unë jam krenar për faktin se megjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun. Nuk i kemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t’i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtetë më të mirën, bashkë me Suedinë????????????????.”
Prej disa ditësh, Bjellorusia është në “flakë” nga protestat. Mijëra qytetarë kundërshtojnë regjimin e Aleksandër Lukashenkos.




