E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protestat në Bjellorusi/ Meta jep mesazhin: Fundi i autokratëve do të jetë njësoj

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një video nga protesta e mijëra bjellorusve kundër rizgjedhjes së Aleksander Lukashenkos në postin e Presidentit, pas zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan më 9 gusht.

Përmes këtyre pamjeve, kreu i shtetit shpërndan mesazhin e tij drejtuar qytetarëve shqiptarë se “fundi i autokratëve do të jetë njësoj” në Minsk a në çdo vend tjetër.  

Meta thekson se kur populli flet vetë me zërin e tij, nuk ka forcë në botë që e ndalon.

“Në Minsk dhe kudo qoftë! Fundi i autokratëve do të jetë njësoj!Kur populli flet vetë me zërin e tij nuk ka forcë në botë që e ndalon! Në Minsk dhe kudo qoftë! Fundi i autokratëve do të jetë njësoj”, shkruan mes të tjerash Ilir Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/vb.1477517792294489/1431483720370836/?type=2&theater

Vazhdo të lexosh

Reklamë