E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Protesta të mëdha kundër LGBT në Gjeorgji/ Në Hungari hyn në fuqi ligji që ndalon ndërrimin e gjinisë

Georgian LGBT activists attend a rally against homophobia outside the State Chancellery to mark international day against homophobia, in downtown Tbilisi, Georgia, Wednesday, May 17, 2017. (AP Photo/Shakh Aivazov)

Nga kjo e mërkure, në Hungari, hyn në fuqi ligji që ndalon materialet që promovojnë homoseksualitetin ose ndërrimin e gjinisë tek të miturit. Konkretisht, ligji i ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat me përmbajtjet tjeter, përveç heteroseksualitetit.

Sipas Kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, ligji nuk është kundër komunitetit LGBTQI , por ka ne vemendje të drejtat e fëmijëve dhe prindërve.

Ndërkohë një ditë më parë,mbi pesëdhjetë gazetarë mbetën të plagosur gjatë një proteste kundër LGBTQI-së në kryeqytetin e Gjeorgjisë.

Mijëra protestues u mblodhën në Tbilisi në përgjigje të një marshimi , duke akuzuar mediat dhe gazetarët  se po bëjnë propagandë në mbrojtje të LGBT.

Reklamë

Disa ndërtesa, përfshirë zyrat e organizatës “PRIDE”, ndërtesat që i përkasin partisë politike të opozitës  dhe një organizate për të drejtat civile, janë dëmtuar nga sulmet e dhunshme.

Kryeministri, Irakli Garibashvili, dënoi dhunën ndaj medias duke e cilësuar si  “kategorikisht të papranueshme”.

Të paktën dy gazetarë patën nevojë për ndërhyrje kirurgjikale pasi pesuan lendime në koke. Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë ka arrestuar tetë persona , ndersa po shqyrtohen pamjet filmike.

Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe rreth 20 ambasada të huaja lëshuan një deklaratë të përbashkët duke dënuar sulmet ndaj shoqërisë civile, medias dhe publikut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë