Vijojnë protestat e dhunshme kundër samitit të G20-ës në Hamburg të Gjermanisë.

 

Qindra protestues janë lënduar, ndërsa të paktën 111 policë kanë marrë ndihmë mjekësore. Protestuesit e dhunshëm, disa prej tyre të maskuar, e kanë kaluar natën në rrugë. Ata kanë hedhur gurë dhe mjete të tjera në drejtim të policisë, si dhe i kanë vënë flakën disa makinave.

 

Situata në Hamburg paraqitet e rëndë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, por nuk raportohet për viktima në njerëz.

 

Sipas policisë, në protestën e madhe te quajtur “Mirësevini në Ferr” kanë marrë pjesë rreth 12.000 kundërshtarë të samitit G20 dhe globalizimit.

 

Për të siguruar këtë samit janë angazhuar rreth 20,000 forca sigurie dhe 28 helikopterë.

 

Samiti mbahet në kohërat më të vështira të dekadës së fundit për shkak të luftërave të shumta, krizave dhe mosmarrëveshjeve mes vendeve më të mëdha në botë. Kancelaria Angela Merkel, ka paralajmëruar se nga ky samit nuk duhet të pritet ndonjë mrekulli.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *