E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protesta, Presidenti Begaj pret Ali Ahmetin: UÇK bën krenar çdo shqiptar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim z. Ali Ahmeti, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Ahmetit si një nga themeluesit e UÇK-së, duke theksuar se pjesëmarrja e tij në tubimin e sotëm krah veteranëve në Tiranë dëshmon mbështetjen unanime të shqiptarëve ndaj luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës.

“UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar. Ajo është pjesë thelbësore e historisë sonë, sepse bëri një luftë të drejtë ndaj padrejtësisë shekullore,” – u shpreh Presidenti Begaj, duke nënvizuar se UÇK-ja ka pasur gjithmonë mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, pasi ishte një organizatë çlirimtare dhe jo okupatore.

Gjatë bisedës me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, u diskutua edhe për roli e faktorit shqiptar në rajon, bashkëpunimin ndërmjet subjekteve politike shqiptare dhe unitetin për çështjet që lidhen me identitetin kombëtar, paqen, sigurinë dhe integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

Reklamë

Presidenti Begaj garantoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj faktorit politik shqiptar në rajon, duke theksuar përkushtimin për të ndihmuar përpjekjet që synojnë sigurimin e një jete më të mirë për qytetarët.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë