Protesta e minatorëve në Spaç të Mirditës ka hyrë në ditën e katërmbëdhjetë, ndërsa palët ende nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për rifillimin e punës.
Prej dy javësh, dhjetra punëtorë të minierës së bakrit, kanë ndërprerë punën duke kërkuar paga më të larta, kushte më të sigurta në nëntokë dhe njohjen e sindikatës që ata kanë krijuar.
Minatorët shprehen se kushtet në galeritë e Spaçit janë të rrezikshme dhe se pagat nuk përputhen me rrezikun që përballen çdo ditë. Ata kërkojnë nënshkrimin e një kontrate kolektive pune dhe përmirësimin e standardeve të sigurisë.
Nga ana tjetër, kompania thotë se protesta është e paligjshme dhe se disa prej punëtorëve nuk kanë respektuar oraret e punës.
Burime nga sindikata bëjnë të ditur se 16 minatorë janë shkarkuar nga puna, pasi kanë refuzuar të zbresin në galeri.
Ndërkohë, përfaqësues të policisë kanë qenë të pranishëm pranë hyrjes së minierës për të ruajtur rendin, ndërsa disa protestues janë shoqëruar në komisariat ditët e fundit.
Minatorët paralajmërojnë se do të ashpërsojnë protestën nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, madje nuk përjashtohet as greva e urisë.
Spaçi është një nga minierat më të vjetra të bakrit në vend dhe punëson dhjetëra familje nga zona e Mirditës./vizionplus.tv





