E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Protesta kundër masave shtrënguese/ Nga Spanja në Francë, njerëzit akuzojnë qeveritë

Mijëra njerëz në Europë kanë dale në protesta masive kundër masave shtrënguese për shkak të koronavirusit.

Këtë të diel rrugët e Madridit u bllokuan, pasi qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Pedro Sanchez. Ata mbanin  në duar flamuj kombëtare dhe brohorisnin: “qeveria të japë dorëheqjen”. Ata  ngritën edhe akuza për manipulimin e të dhënave të koronavirusit.

Sipas autoriteteve, më shumë se 3000 njerëz dolën në sheshet e Madridit.

Edhe në Francë jelekverdhët dolën sërish në protesta masive e të dhunshme, pas krizës që ka shkaktuar koronavirusi në ekonomi.

Reklamë

Protestuesit u përleshën me policinë e cila iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, ndërsa u arrestuan mbi 100 qytetarë.

Protesta kundër masave të koronavirusit janë zhvilluar edhe në Australinë e largët. Në Melburn autoritetet kanë arrestuar më shumë se 50 persona.

Vazhdo të lexosh

Reklamë