Subscribe

Banorët e disa fshatrave të Fierit që preken nga ndërtimi i impiantit te përpunimit te mbetjeve, kanë protestuar këtë të premte përballë godinës së bashkisë, ku kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit që lejon ndërtimin e landfillit. Banorët u shprehen se e duan qytetin të pastër, pasi për ta ‘Mbyeti është Fieri’.

“Për shtëpinë tonë vendosim vetë. Duam Fierin e pastër, është borxh që i kemi fëmijëve tanë”– u shprehën banorët.

Pak ditë më parë, banorët e fshatit Mbyetit i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Fierit që t’i bashkohen protestës së tyre. Ata kërcënuan me vetëflijim, në rast se ndërtohet impianti i mbetjeve.

“Do bëjmë gjithçka për shfuqizimin e këtij vendimi. Do vetëflijohemi, plehrat të mos vijnë në zonën tonë”, u shprehën banorët në protestën e mëparshme.

Projekti për ndërtimin e impiantit përpunues të mbetjeve urbane të qarkut Fier në zonën e Mbyetit është pezulluar, pas qëndrimit të specialistëve të kompanive fituese të cilët theksojnë se terreni nuk i plotëson te gjitha kushtet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *