E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protesta e studentëve/ Basha: Mos kini frikë, nuk do të humbisni vitin

Kreu demokrat, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar nga opozita.

 

Reklamë

Në një postim në Twitter, Basha shprehet se Rama është kapur nga paniku dhe se po kërcënon studentët me humbjen e vitit.

 

Ai thekson se opozita nuk do e lejojë një gjë të tillë ndërsa u bën thirrje që të vijojnë protestën e tyre pasi është mëse e drejtë.

 

“I kapur nga paniku Rama kërcënon #studentët me humbjen e vitit shkollor. Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta! #16shkurt”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë