E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protesta e opozitës, si paraqitet gjendja shëndetësore e policëve dhe protestuesve të lënduar

Tre efektivët e policisë që mbetën të lënduar mbrëmjen e djeshme nga zjarri në protestën e opozitës që ishin te Trauma, janë dërguar në orët e mesnatës për shërbim më të specializuar në QSUT në shërbimin e djegie plastikës.

Pasi kanë marrë mjekim dy prej tyre kanë lënë ambientet e spitalit në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa tjetri vijon të marrë mjekim te djegie plastika jashtë rrezikut për jetën, por me plagë në kyçet e duarve dhe të këmbëve.

Po ashtu në QSUT mbrëmë janë paraqitur edhe dy protestues, njëri ka marrë mjekim dhe është larguar, ndërsa tjetri vijon të jetë i shtruar te djegie plastika, jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë