E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kaos në qarkullim nga protesta e opozitës, s’shënohen incidente

Për 60 minuta opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike bllokoi akset nacionale, si dhe disa rrugë kryesore në Tiranë.

 

Lulzim Basha ishte tek sheshi “Shqiponja”, ku bashkë me protestuesit dhe deputetët e opozitës, u ul mbi asfalt.

 

Reklamë

Bllokimi i rrugëve solli radhë automjetesh dhe kaos në qarkullim.

 

Por ndërkohë në nje nga makinat qe u bllokuara në trafik, ndodhej edhe një vajza shtazane, e cila është detyruar të dalë nga makina me të cilën po udhëtonte.

 

Protestuesit e Partisë Demokratike në rrethrrotullimin tek shkolla Teknologjike kanë hapur rrugën në momentin që do të kalonte ambulanca. Siç shihet nga pamjet ambulanca ka qenë duke lëvizur me sirenat ndezur, ndaj protestuesit kanë hapur rrugën, duke e lejuar të kalojë.

 

Edhe në rrugën pranë shkollës Teknologjike protesta ka krijuar radhë të gjata automjetesh,

 

Këto janë pamje nga qyteti i Milotit, ku protestuesit e opozitës kanë bllokuar rrugën dhe bëjnë thirrje për largimin e Ramës.

 

Ndërkohë protestuesit kanë bllokuar edhe rrethrrotullimin  e Bradasheshit në Elbasan. Përveç trafikut mësohet se në këtë zonë nuk ka patur incidente.

 

Ja përgjegjësit e caktuar nga PD në zona të ndryshme të vendit:

 

-Rrethrrotullimi i Shqiponjës – Përgjegjës Edi Paloka.

 

-Kryqëzimi i teknologjikut në Tiranë – Përgjegjës Flamur Noka

 

-Rrethrrotullimi i Bradasheshit – Përgjegjës Edmond Spaho

 

-Rrethrrotullimi i Plugut – Përgjegjës Arben Ristani

 

– Rrethrrotullimi i Rrugës së Kombit në Milot – Përgjegjës Aldo Bumçi

Vazhdo të lexosh

Reklamë