Subscribe

Të paktën 15 persona janë arrestuar, 5 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 7 janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës për dhunën e ushtruar protestën e së shtunës.

 

Sipas policisë pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura, gjatë protestës së 16 shkurtit ku ka pasur akte të dukshme dhune, janë arrestuar 15 shtetas për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 

Të ndaluarit e kësaj protest janë ish-kreu i policisë bashkiake, Florenc Hoxha, 44 vjeç, E.N., 28 vjeç, R.D., 23 vjeç, S.D., 41 vjeçe, H.J., 76 vjeç, F.T., 44 vjeç, L.J., 38 vjeç të gjithë banues në Tiranë dhe disa shtetas të tjerë të të cilët rezultojnë banues në qytetet të ndryshme, të arrestuarit janë N.H., 51 A.Gj., 54 vjeç, D.L., 33 vjeç, I.H., 49 vjeç, S.R., 43 vjeç, M.F., 55 vjeç, P. Sh., 51 vjeç dhe V. D., 30 vjeç.

 

Mbi të arrestuarit rëndon akuza se këta shtetas kanë çarë kordonin e policisë duke kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për garantimin paqësor të tubimit. Gjithashtu kanë goditur dhe thyer me mjete të forta, dyert, xhamat dhe vepra arti në hyrjen kryesore të Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë.

 

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 të tjerëve.

 

Ndërsa janë proceduar penalisht pesë shtetas të tjerë, me iniciale G.D., 25 vjeç, A.T., 20 vjeç, R.B., 53 vjeç, D.Ll., 47 vjeç dhe P.Th., 52 vjeç.

 

Ndërkohë që uniformat blu bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 shtetasve të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *