Subscribe

Pronarët e mjeteve lundruese në Vlorë protestuan para policisë kufitare.

 

Shkaku i protestës së 30 pronarëve të mjeteve të ndryshme si, gomone, skafe, apo motorë deti është mospajisja e tyre me leje lundrimi.

 

“Kemi nje muaj qe kemi dorezuar kerkesat, teksa kushtetuesja parashikon vetem 5 ditw pritje. Ka kaluar nje muaj dhe nuk na eshte dhene asnje pergjigje nga autoritetet.”

 

Ata thanë se ndryshimet e fundit ligjore sidomos në këtë sezon turistik ju kushton atyre shumë në ekonominë familjare.

 

 

Ata e kanë ngritur shqetësimin edhe në një takim të realizuar me drejtorin e policise kufitare në Vloreë,ndersa kane theksuar se vonesat jane  ato te cilat po ndikojne dhe kane krijuar probleme tek keta te fundit.

 

Pas një takimi drejtori i policisë kufitare Vlorë,Luan Hyseni, jashte kamerave ka pranuar se ndryshimi i ligjit,pas nje vendimi te dates 29 maj,ne  procedurat per paisje me leje te mjeteve lundruese ka ndikuar ne vonesat e deritanishme.

 

Nje tjeter problem lidhet edhe me vendet e percaktuara per hyrje daljet ne det te mjeteve lundruese, vende te cilat tashme jane percaktuar,ndersa eshte konfirmuar se per afatin kohor te pak diteve ,te gjithe ata qe disponojne dokumentacionin e rregullt do te pajisen me  leje lundrimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *