E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Prostitucion në qendra estetike, pranga tre administratoreve në Tiranë

Tre administratore qendrash masazhi kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

 

Reklamë

Operacioni i koduar “Extra Service”  ka bërë të mundur që pas një pune hetimore 7-mujore të vërë në pranga shtetaset H. D., 33 vjeç, A. M., 28 vjeçe, dhe L. Q., 34 vjeçe, gjithashtu ka shpallur në kërkim shtetasin M.M., 43 vjeç.

 

Reklamë

Sipas policisë bëhet me dije se të arrestuarit ambientet e qendrave të masazhit qe administronin, i kishin venë në dispozicion për të ushtruar prostitucion, vajzat punësuara në to.

 

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostitucioni.

 

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambjente ku ushtrohej ky aktivitet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë