Kryeministri Edi Rama ju bëri ofroi një marrëveshje të gjitha shërbimeve hoteliere ditën e sotme, duke ju thënë se kush parapaguan taksat për 65% të kapaciteteve të shërbimit për periudhën maj-shtator, nuk do të ketë kontrolle nga ana e shtettit.
Lidhur me këtë propozim të kreut të qeverisë për biznesin e turizmit, ishte në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus të moderuar nga Roland Zili, përfaqësuesi i shoqatës së operatorëve turistikë, Besnik Vathi.
Ai tha se propozimi i kryeministrit nuk është i drejtë, pasi do të penalizonte bizneset që nuk e arrijnë shifrën 100% të kapaciteteti, dhe do tëq avantazhonte bizneset që e arrijnë dhe e tejkalojnë një shifër të tillë përgjatë sezonit ruristik.
Sipas tij kontrollet në terren janë të domosdoshme.
Pjesë nga biseda:
Zili: Si e shikoni ju kërkesën e kryeministrit të të parapaguani për 65 përqind të kapacitetit që të mos keni kontrolle?
Vathi: Unë mendoj se konkluzioni që ka një informalitet të madh mendoj që ëhstë i gabuar. Duke nisur nga premisa që ne do të donim të kishim 10 milionë turistë, duke i shumëzuar me numrin e netëve do të dilnin rreth 30 milionë net turistike, pra dalin diku te 3 milionë. Do të thotë që informaliteti dio të ishte diku te 90%. Por ka një pasaktësi, duke nisur nga numri real i turistëve. Vërtetë në Shqipëri hyjnë 10 milionë vizitorë, por jo të gjithë janë turistë.
Zili: Në çfarë shkalle e vlerësoni ju informalitetin në sektorin e turizmit?
Vathi: Informaliteti për mendimin tim është diku te 25%. Shifra këto që barazohen me informalitetin në të gjithë ekonominë shqiptyare. Nga ana tjetër vendosja e këtyre shifrave për të gjithë hotelet mendoj se është e gabuar. Nuk mund të nxjerrësh një shifër mesatare dhe ta vendosësh për të gjithë. Pra nëse do të kërkonim që të gjithë hoteleve tu kërkohej 65% do të rëndohej ai që ka koefiçent shfrytëzimi më të ulet, do të shfyrtëzohej ai që do të kishte koefiçent shfrytëzimi më të lartë. Unë mendoj se shteti nuk duhet të heq dorë nga kontrolli.
Zili: Qeveria është nisur nga të dhënat e një sezoni më parë. Më kujtohet vendosja e pagës së referencës vite më parë, dhe funksioni pasi kishte informalitet të lartë, pse duket i gabuar ky rast?
Vathi: Po nëse ata janë 95%, 65% duhet të deklarojnë. Shqipëria nuk ka vetëm hoteleri plazhi, ka dhe hotele qytetesh. Ka dhe hotele që gjatë sezonit veror shfrytëzohen 90%, apo edhe 105%, ku në dhomat ekzistuese futen fëmijë, këtu bëhet fjalë që të nxjerrësh mesatre dhe ta nxjerrësh si referencë, kur është më e thjeshtë që të kontrollohen. Ne kemi 3 milionë net turistike, dhe deklarojmë 10 milionë vizitorë. I bie që çdo vititor apo turist, që një në tre nga këta të ketë fjetur vetëm një natë. Nuk është numri dhe shifra e turistëve 10 milionë. Le të zbresim në terrenin real të shifrave. Shqipëria ka turistë të huaj që flenë nëpër hotele jo më shumë se 2-3 milionë.