Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 July 2026
Vizion fokus

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj:...

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT, i ke...

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë dot një...

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj për protestën:...

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për ndryshim, në...

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”, deputeti socialist...

“Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar”, Çepani për protestën: Politikanët...

Avokati Karaj: Protesta qytetare i hoqi monopolin partive, por...

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të,...

Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari goditet...

Propozimi francez “përçan” Maqedoninë e Veriut, rruga europiane në pikëpyetje

4 Korrik 10:59

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurimit, ku është diskutuar propozimi francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë ka vlerësuar se ky propozim  është i pranueshëm pasi bëhet fjalë për një “kompromis kalimtar”, për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Sipas Presidentit, qeveria duhet të miratojë edhe një konkluzion apo aneks në propozimin e modifikuar se do të refuzojë bisedimet në rast se gjatë këtij procesi pala bullgare insiston që të negociohet edhe për gjuhën dhe identitetin maqedonas. “Ne nuk duhet të presim që dikush të na bllokojë, por ne duhet menjëherë të tërhiqemi nga bisedimet. Këtë e them, sepse e dimë se me kë kemi punë”, ka deklaruar presidenti Pendarovski.Presidenti Pendarovski beson se me propozimin e modifikuar francez nuk rrezikohen çështjet që kanë të bëjnë me identitetin maqedonas dhe se nuk mund të bëhet fjalë për bullgarizimin e maqedonasve siç pretendon opozita.

“Frika te një pjesë e maqedonasve se në BE do të hyjmë vetëm si bullgarë, nuk qëndron. Si mundet që një maqedonas të bëhet bullgar? Në historinë e diplomacisë botërore nuk ekziston diçka e tillë, se me marrëveshje dypalëshe apo shumëpalëshe dikush brenda natës ju ndërron identitetin”, ka deklaruar Pendarovski. Sipas tij ,vendimi për të pranuar propozimin e modifikuar francez, “nuk është as triumf historik apo dështim dhe mossukses”.

Kovaçevski: Propozimi francez mundësi e vetme për zhbllokimin e procesit

Propozimi francez është diskutuar edhe në takimin midis kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të opozitës maqedonase Hristijan Mickoski. Sipas kryeministrit Kovaçevski propozimi i modifikuar francez “nuk rrezikon as gjuhën e as identitetin maqedonas dhe është mundësia e vetme për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian. Sipas Kovaçevskit bëhet fjalë për dokument të rrallë, i cili nuk mund të përsëritet për të ardhmen europiane të vendit. “Nevojitet qasje burrështetase, gjatë marrjes së vendimeve shtetërore nuk bisedohet për përqindje por për përgjegjësi për ardhmërinë e këtij shteti dhe të qytetarëve të këtij vendi. Unë edhe një herë do të përsëris, tani është koha kur duhet ta bëjmë përcaktimin tonë strategjik. Janë SHBA-të dhe BE, vendet ku sundojnë demokracia dhe liria e mendimit kritik, prosperiteti ekonomik, dhe e drejta sociale. Ne duhet të marrim vendim të gjithë së bashku, i cili do t’iu mundësojë qytetarëve ti kenë këto tre prioritete”, ka thënë kryeministri Kovaçevski.

Mickoski : Nuk pranojmë asimilim – propozimi francez i dëmshëm

Por kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mbetet në qëndrimin se propozimi francez është i dëmshëm për interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë së Veriut. “Për VMRO-DPMNE ky propozim është i papranueshëm. Unë i ofrova Kovaçevskit që të dalë dhe ta refuzojë këtë që është paraqitur si propozim dhe unë të tërhiqem nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo nuk është një kornizë negociuese, me të cilën ne sigurojmë një të ardhme evropiane. Kjo është një kornizë negociuese me të cilën ose asimilohemi ose bullgarizohemi që të jemi pjesë e BE-së ose nuk do të jemi pjesë e BE-së”, është shprehur lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski.

Byrnës: Mbështesim ardhmërinë europiane, po shohim rrugë për të ecur përpara

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kate Byrnës përmes një mesazhi në Twitter ka shprehur mbështetjen për bisedimet e brendshme që po zhvillohen në Maqedoninë e Veriut mbi propozimin e modifikuar francez. Byrnës thotë se me këtë po shihet një rrugë drejt ardhmërisë evropiane të vendit.

“SHBA-ja mirëpret bisedimet në Maqedoninë e Veriut për propozimin e rishikuar të BE-së për fillimin e bisedimeve aderuese, duke njohur rëndësinë e gjuhës dhe identitetit të Maqedonisë së Veriut. Ne një kohë të gjatë kemi mbështetur ardhmërinë evropiane të Maqedonisë dhe tani shohim rrugë për të ecur përpara”, shkruan ambasadorja Byrnës.

 

Vazhdojnë protestat kundër propozimit francez

Në Shkup për të dytën rradhë janë mbajtur protesta para godinës së qeverisë kundër propozimit francez për zhbllokimin e vetos bullgare. Me moton “Ultimatum-Jo falemiderit”, protestuesit kanë ngritur zërin kundër kapitulimit të Maqedonisë së Veriut ndaj kërkesave të Bullgarisë, sipas tyre. Pjesëmarrësit në protesta apelojnë që të mos pranohet propozimi francez./DW

 

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
BE Franca integrim Propozim shqiperia

Nga e njëjta kategori

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj: Berisha s’e çon dot PD në fitore

më shumë...

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT, i ke shtrirë në korridor! Paca: Ka pasur investime si kurrë më parë

më shumë...

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë dot një shtëpi”, Çepani: Qytetarët kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie!

më shumë...

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj për protestën: Nisi për flamingot, por u kthye në revoltë ndaj problemeve të qytetarëve!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:13

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën...

11:03

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT,...

10:14

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë...

10:07

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

9:55

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj...

9:40

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për...

9:37

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”,...

9:28

“Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar”, Çepani për...

9:27

Avokati Karaj: Protesta qytetare i hoqi monopolin...

9:04

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

8:43

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive...

8:15

Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur...

7:45

Dita e 47-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:00

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë përsëri me raketa Iranin...

6:31

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Librazhd! Makina përplaset...

6:28

Parlamenti i Ukrainës zgjedh Serhii Koretskyi kryeministër...

6:16

Hetimi për helmimin e studentëve, AKU zhbllokon...

5:51

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik...

5:34

Deklarata për spastrim etnik, Kosova kallëzon penalisht...

5:05

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës,...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani mer...
  • “E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City...
  • Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari...
  • PS vijon e vetme “Territorialen”, produkti final brenda korr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.