I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pret nga Prishtina formimin e e asociacionit.
GABRIEL ESCOBAR
I DËRGUARI AMERIKAN PËR BALLKANIN PERËNDIMOR
Para së gjithash, që të jem mjaft i drejtpërdrejtë, kemi parë një evoluim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit, për të pranuar këtë detyrim ligjor. Është një detyrim ekzistues në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe ishte shumë e vështirë për këtë qeveri dhe parti që ta pranonte si të detyrueshme. Por tani po e konsiderojnë si detyrim, janë pajtuar me të dhe kanë thënë publikisht se cilia duhet të jetë korniza dhe parametrat e Asociacionit. Dhe ne pajtohemi me këto parametra.Pavaresisht se kush eshte ne pushtet asociacioni duhet te formohet.
Escobar po ashtu i beri thirrje serbëve të mos bojkotojnë zgjedhjet në veri të Kosovës.
Kjo ishte një nga arsyet pse unë doja që ata të merrnin pjesë dhe vazhdoj t’i inkurajoj që të marrin pjesë në jetën qytetare dhe demokratike të Veriut të Kosovës. Dhe unë mendoj se kjo është e rëndësishme. Tani, ka vende pune për t’u plotësuar. Ka vende pune që duhen plotësuar dhe institucione që kanë nevojë për pjesëmarrje. Prandaj shpresoj që të gjejnë një mënyrë për t’u rikthyer në institucione. Dhe shpresoj që të gjejnë rrugën që të marrin pjesë në të ardhmen në udhëheqjen e zgjedhur.
Per sa i përket pyetjes per deklaratën e Vuçiç, i cili ka ripërsëritur mosnjohjen e Kosovës për të qënë pjesë e OKB-së , i dërguari i posacem është përgjigjur kështu.
Nuk besoj, nuk besoj. Të dyja vendet duhet të afrohen me institucionet euroatlantike. Ky është synimi përfundimtar. Çështja e anëtarësimit në OKB, është diçka e vështirë. Ne duhet të përqendrohemi më shumë tek kandidatura tek Bashkimi Evropian, hapat e afrimit tek NATO-ja dhe tek të gjitha strukturat e tjera, përfshirë afrimin me njëri-tjetrin, gjë që do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të tyre. Pra, ne jemi të fokusuar që përmes kësaj marrëveshjeje ta afrojmë Kosovën dhe Serbinë sa më shpejt me Evropën dhe Shtetet e Bashkuar
Më 2 maj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të nisen drejt Brukselit për një takim të nivelit të lartë.