E ndërsa në komisionin e ligjeve po diskutohen kërkesat e autoritetit të dosjeve për riverifikim të pastërtisë së figurës për të zgjedhurit e popullit dhe hapja e dosjeve nga grupimi demokrat i drejtuar nga Enkelejd Alibaej, Partia Socialiste është ende në përpilimin e propozimit të saj.

 

Atë të ndalimit të kandidimit të bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit. Pasi mohoi se mazhoranca qeverisëse është tërhequr, kryetari i grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla, vendosi një afat të ri të dorëzimit.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

 

Ne do të ecim me këtë propozim si një nevoje që ka mbështetjen e një shumice dërrmuese të qytetarëvë shqiptarë. Brenda javës tjetër do të depozitohet në kuvend për të filluar procedurën.

 

Qëndrimit të numrit dy të socialistëve, sekretarit të përgjithshëm Damian Gjikuri se ndalimi në politikë i ish-spiunëve gjatë regjimit komunist është i vështirë, Taulant Balla iu përgjigj.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

 

Kjo është një çështje që juristët kanë këndvështrimine  tyre dhe unë i respektoj sepsë në fund të fundit ajo që duhet të dali në fund të këtij procesi është një draft i konsultuar mirë.

 

Deklaratat Taulant Balla i bëri në mbyllje të takimit me presidentin Bajram Begaj, ku i çoi propozimin e mazhorancës qeverisëse për datën e zgjedhjeve.

 

 

Përveç deklaratës se institucioni i kreut të shtetit i është kthyer normalitetit, kryetari i grupit të socialistëve nuk e zbuloi datën e preferuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *