Propozimet e PD për Kushtetutën

Mazhoaranca dhe opozita i kanë deleguar ekspertëve ligjorë detyrat mbi ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PD, që synojnë largimin e Arta Markut dhe zgjedhjen me konsensus të prokurores së përgjithshme të përkohshme. Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, opozita ka kërkuar mendimin e ekspertëve mbi kushtetutshmërinë e zgjedhjes së kryeprokurores Arta Marku më 18 dhjetor. Ndërkohë që për mazhorancën, ekspertët duhet të përgjigjen nëse ndryshimet e kërkuara përcaktojnë filtra të tjerë në zgjedhjen e prokurores së përgjithshme, përveç atyre të sanksionuara në kushtetutë. Për t’iu dhënë përgjigje kërkesave të deputetëve, ekspertëve u është dhënë një javë afat.




