E martë, 22 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Në pritje të vendimit të Hagës për krerët e UÇK-së, Berisha: Nesër është një ditë e veçantë!

Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar ditën e nesërme (e mërkurë) një ditë të veçantë, ndërkohë që sytë e shqiptarëve do të jenë nga Gjykata Speciale, në pritje të vendimit për 4 krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Në postimin e tij, Berisha shkruan se nesër do të ketë vetëm një vendim, pafajësi, pasi kushdo që e ka ndjekur, ka parë se nuk ekziston asnjë provë kundër komandantëve të UÇK-së.

Postimi:

Nesër është një ditë e veçantë!

Reklamë

Nesër në Hagë, gjykata, pas një procesi të zgjatur gjashtëvjeçar, shpall vendimin e marrë kohë më parë për ish-udhëheqësit politikë të Kosovës. Të gjithë ata që me interes të veçantë kanë ndjekur këtë proces, nuk kanë dëgjuar apo lexuar një provë të vetme që mbështet akuzat për të cilat ata u arrestuan. Ndaj, për çdo shqiptar, për ish-udhëheqësit politikë të Kosovës mund të ketë vetëm një vendim: pafajësinë dhe vetëm pafajësinë e tyre. Dhe urojmë që ata të kthehen të pafajshëm siç janë, kryelartë, heroj të çlirimit të Kosovës.

Por kërcënimet që i bëhen Kosovës, rendit, paqes dhe sigurisë së saj në rast të një vendimi ndryshe nga Gjykata e Hagës, janë absolutisht të papranueshme, absurde dhe të dënueshme. Kosova nuk mund të paguajë asgjë për një vendim gjyqësor të padrejtë!

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.