E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Prokuroria nis hetimet për Lulzim Bashën

Ilustrim · Vizion Plus

Prokuroria e Tiranës nis hetimet per liderin e opozitës Lulzim Basha. Ky i fundit u padit nga policia e kryeqytetit me akuzën e thirrjeve publike qe nxisin aktet e dhunës. Prokurori i çështjes u caktua Ndini Tavani. Policia i referoi materialet tek organi i akuzës. Ne datën 24 shkurt kryedemokrati u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë ndaj padrejtësive: “Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat. Erdhi ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh”, u shpreh Lulzim Basha nga çadra e protestës ne bulevard.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh