Vendi
Prokuroria nis hetimet për Dibrën

3 dite pas zgjedhjeve te pjesshme ne Bashkinë e Dibrës, Prokuroria e këtij rrethi ka nisur hetimet kryesisht per blerjen e votës. Organi i akuzës nuk ka marre denoncim nga subjektet politike, por ka nisur hetimin ne baze te pamjeve filmike te shfaqura ne disa media. Hetuesit dyshojnë se vota është blere kundrejt nje shume prej 2 mije lekësh. Muharrem Rama i Partisë Socialiste fitoi përballe kandidatit demokrat, Sheferedin Shehu me mbi 4 mije vota diference. Opozita ka denoncuar nëpërmjet deklaratave publike se eksponentë te larte te partisë ne pushtet u përfshinë ne blerjen e votës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




