Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
12 May 2026
Vizion fokus

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në...

NBA në zi, lotari i Memfis Grizlis gjendet i...

Ish-shefi i stafit të Zelensky i dyshuar për korrupsion

Ministri i Jashtëm grek: Droni detar i gjetur pranë...

Von der Leyen kundër rrjeteve sociale: I trajtojnë fëmijët...

Hita vizitë në Kosovë: Krimi i organizuar sot është...

E akuzuan si spiune të Kinës, dorëhiqet kryebashkiakja në...

Putin: Kemi arritur aftësi bërthamore të pakrahasueshme

Thellohet kriza për Keir Starmer, arrin në katër numri...

Von der Leyen paralajmëron ligj të ri të BE-së...

Prokuroria në Prizren: 109 të ndaluar për manipulim të votave

23 Janar 16:28

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha të premten se 109 persona janë ndaluar nën dyshimet për keqpërdorim të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Në një konferencë për media ai tha se ky aksion nuk do të përfundojë edhe sot, teksa theksoi se në Qendrën Komunale të Numërimit në Prizren, është e pamundur që të mos ketë pasur kompromis mes komisionerëve të katër partive më të mëdha të Kosovës për të manipuluar me vota.

Autoritetet për zbatim të ligjit në Kosovë janë duke e kryer një operacion në rajonin Prizrenit në lindje të vendit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave të zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti.

Mehmeti nuk dha hollësi të tjera, duke thënë se ato do të bëhen të ditura pas përfundimit të aksionit të së premtes.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave”, tha ajo.

Derisa pak hollësi janë bërë të ditura lidhur me këtë aksion, Betimi për Drejtësi – medium i specializuar për raportime në fushën e drejtësisë – raportoi se mbi 100 zyrtarë janë thirrur për t’u marrë në pyetje dhe se pritet të ketë arrestime.

Ky aksion vjen pas dyshimeve se ka pasur manipulime të mëdha me vota, veçanërisht brenda subjekteve politike, në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Kjo madje e detyroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ta nisë rinumërimin e plotë të votave, i cili është duke vazhduar tash e disa ditë.

Në fillim të muajit, komisioni gjeti mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë pas një hetimi fillestar dhe më pas zbuloi gjatë rinumërimit të pjesshëm se dallimet në vota ishin të mëdha.

Si pasojë, prokurorët filluan të mblidhnin të dhëna lidhur me dyshimet për manipulime të mundshme me vota, ndërsa komisioni e shkarkoi përfaqësuesit politikë në komisionin e vet komunal në Prizren.

Në Kosovë manipulimi i votave është vepër penale e dënueshme me burgim.

Megjithatë, së voni organizata joqeveritare, ÇOHU, e publikoi një hulumtim që tregoi se mbi 90 për qind e rasteve për manipulime zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose gjoba.

Shumica e kandidatëve për deputetë të cilëve u janë hequr më së shumti vota gjatë rinumërimit, e kanë mohuar të kenë pasur gisht në keqpërdorim dhe kanë thënë se e dënojnë këtë dukuri.

Paria në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i fitoi zgjedhjet e 28 dhjetorit me mbi 51 për qind të votave.

Ajo pritet të ketë 57 ulëse në legjislaturën e dhjetë dhe ta formojë qeverinë e re, por shkuarja në rinumërim – i cili nuk pritet të ketën ndikim tek votat e partive – mund ta zvarrit procesin./rel

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Manipulime prokuroria e prizrenit vota

Nga e njëjta kategori

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Trondit ish-agjenti: Këshilltari i Ambasadës shqiptare në Gjermani është rus!

më shumë...

“Kush prek Shqipërinë, ka prekur Turqinë”/ Prapaskenat e paralajmërimit që tronditi Greqinë

më shumë...

“Ky është krim njerëzor”/ ‘Shpërthen’ diplomati: Sot 780 mijë pensionistë, 80 % me pension 20 mijë lekë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:50

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije...

10:26

Trondit ish-agjenti: Këshilltari i Ambasadës shqiptare në...

10:24

NBA në zi, lotari i Memfis Grizlis...

10:16

Pirja e këtij lëngu frutash mund të...

10:15

“Kush prek Shqipërinë, ka prekur Turqinë”/ Prapaskenat...

10:07

“Ky është krim njerëzor”/ ‘Shpërthen’ diplomati: Sot...

10:07

Ish-shefi i stafit të Zelensky i dyshuar...

9:58

Pse u zgjodh Vlora për firmat piramidale?...

9:52

Limaj në QUO VADIS: Kur vranë Azem...

9:46

Si rekrutuam miss-in e 1946-ës si agjente...

9:44

Ju ndihmojnë të mësoni dhe të mbani...

9:41

Pse nuk u rrëzua regjimi i Hoxhës...

9:24

Si u arrestuan dy agjentët shqiptarë në...

9:17

“Si më bënë agjent në 1972”, Hajro...

8:57

“Bullizohet për peshën e saj”, bashkëshorti i...

8:27

Ministri i Jashtëm grek: Droni detar i...

8:24

Masa për sigurinë ushqimore, eksperti: Do të...

8:09

Von der Leyen kundër rrjeteve sociale: I...

7:49

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

7:42

Hita vizitë në Kosovë: Krimi i organizuar...

Më të klikuarat

  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • Këto shenja Horoskopi do të kenë fillime të reja pas pak dit...
  • Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 34-vjeçari
  • Romiri dhe Soni marrin informacione nga jashtë, Vanesa tërhi...
  • Moza ndjenja dashurie për Adin? Fermerët hedhin dyshimet, po...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.