E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Prokuroria kërkoi 3 vjet burg/ Avokati i Fran Frrokajt: Do kërkojmë pafajësi

Prokuroria e Lezhës kërkoi 3 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj.

 

Reklamë

Avokati i tij mbrojtës, Ardian Leka tha se pretenca e dhënë nga organi i akuzës nuk është e mbështetur në prova. Në këto kushte, avokati u shpreh se do të kërkojë pafajësi, me argumentin se nuk provohet kryerja e veprës penale për të cilën akuzohet.

 

“Sot u dha pretenca nga organi i akuzes i pa mbeshtetur ne prova dhe ligj, pasi gjate hetimit gjyqësor ka dalë se cdo prentendim i organit të akuzes esht mbi dyshime dhe nuk vertetohet ne asnje prove pergjegjësia penale e te mbrojturit prej nesh zot Frran Frroku. Ne do të kerkojmë deklarimin e pafajshëm pasi nuk provohet se ka kryer veper penale per te cilen akuzohet”, deklaroi Ardian Leka.

 

Fran Frroku akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim pronash në Shëngjin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë