Prokuroria kërkon 7 vite burg për fadromistin Kasëm Koçi, i cili aksidentoi per vdekje Myrvete Dukën qe mblidhte hekurishte në landfillin e Sharrës. Ai po hetohet nga Prokuroria e kryeqytetit nen akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 nëntor 2015. Nga hetimet rezultoi se e ndjera ishte futur në landfill nga rrethimi dhe punonte aty privatisht e pasiguruar. Prokuroria e Tiranës ka nën hetim edhe një tjetër rast të ngjashëm, ku 17-vjeçari Ardit Gjoklaj humbi jetën, pasi u shtyp nga fadroma, teksa ishte duke punuar në landfill. Ndërkohe Apeli i Tiranës ka lene ne fuqi vendimin e shkalles se pare per fadromistin tjetër Defrim Hakrama, i cili do te vazhdoje te qëndroje ne qeli. Hakrama dyshohet si personi përgjegjës qe shkaktoi vdekjen e 17-vjecarit Gjoklaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *