Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plumba

Fitore historike e AfD-së në Gjermani, 44.5% e votave;...

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e re hyn...

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë...

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit: Fundi i...

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

“Prokurori është në konflikt interesi se mori leje ndërtimi”, avokatët: Ols Dado duhet të kishte dhënë vetë dorëheqjen

7 Mars 18:38

Avokati i njohur Maks Haxhia, pjesë e grupit të avokatëve që po merren me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, tha se prokurori Olsi Dado në këtë rast është në konflikt interesi dhe duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Me një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë, Maks Haxhia tha në takimin e zhvilluar me gazetarët, se në 42 vite eksperiencë nuk ka hasur asnjëherë që një prokuror në kushte të tilla të konfliktit të hapur të interesit të mos ketë dhënë dorëheqjen nga çështja.

“Edhe kur avokati, ose i pandehuri, ose gjyqtari, ose prokurori, kanë një marrëdhënie shumë të mirë, pra kanë punuar bashkë në një studio ose kanë pasur një marrëdhënie jo konfliktuale, është prapë i detyruar të heqë dorë nga çështja që heton. Në praktikën time 42-vjeçare në këtë profesion mua më ka ndodhur që të konstatohet një gjë e tillë dhe të mos kenë dhënë dorëheqjen”, tha ai.

Haxhia shpjegoi se shumica e dosjes mban firmën e prokurorit Ols Dado dhe kjo është arsyeja pse Veliaj konteston pikërisht këtë prokuror, edhe për faktin se ka një konflikt interesi për një leje ndërtimi të dhënë.

Sipas avokatit Haxhia, në bazë të kodit të procedurës, çdo prokuror apo gjyqtar që e ka të konstatuar konfliktin e interesit është i detyruar të japë dorëheqjen.

“Dua t’ju bëj me dije s enë bazë të Kodit të Procedurës Penale, çdo prokuror, çdo gjyqtar kur e konstaton vetë që ka një marrëdhënie, qoftë në sensin pozitiv, ose negativ, me një person që çështja është në ngarkim të tij, është i detyruar të japë dorëheqjen. Dhe këtë dorëheqje duhet t’ia bëjë prezent drejtuesit, kur është Prokuror, dhe kur është Gjykata, ia bën kryetarit të Gjykatës. Gjë që do të ishte shumë qytetare dhe profesionale që prokurori ta bënte një gjë të tillë dhe të largohej. Nuk kishte pse të arrinte çështja në një debat të tillë. Ne, në cilësinë e mbrojtjes, në respektim të kërkesave të procedurës, kemi vënë në dijeni autoritetet përkatëse që të zëvendësojë prokurorin”, theksoi Haxhia.

Edhe avokati i Veliajt, Ermir Beta tha se z. Dado është në konflikt interesi dhe këtë njëanshmëri e shfaqi hapur edhe në seancën e datës 12.

“Në seancën gjyqësore të datës 12, prezent ka qenë aty edhe vetë drejtuesi i prokurorisë. Shkaku i përjashtimit të zotit Dado, në vlerësim të zotit Veliaj, ishte vetëm konflikti i interesit për një leje ndërtimi ku edhe zoti Dado, kishte emrin. Në mungesë të një përgjigjeje apo reagimi nga drejtuesi i prokurorisë, aty prezent në sallë, mbrojtja ka formalizuar kërkesën për përjashtimin e z. Dado apo zëvendësimin e tij nga prokurori i çështjes. Këtu kemi shtuar edhe shkakun tjetër të sjelljes së përfaqësuesit të akuzës, që në vlerësimin tonë kishte doza njëanshmërie, e kam fjalën për z. Dado. Ende jemi në pritje të një përgjigjeje të cilën nuk e kemi”, theksoi Beta.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
dado Veliaj Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plumba

më shumë...

Zjarret nuk ndalen në Shkodër, disa vatra vijojnë aktive, era favorizon përhapjen e flakëve

më shumë...

Fitore historike e AfD-së në Gjermani, 44.5% e votave; CDU pëson humbje të thellë

më shumë...

Horoskopi i ditës! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:56

Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me...

8:40

Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen...

8:30

Zjarret nuk ndalen në Shkodër, disa vatra...

8:26

Fitore historike e AfD-së në Gjermani, 44.5%...

8:22

Horoskopi i ditës! Çfarë kanë rezervuar yjet...

8:12

Temperatura deri në 38°C, parashikimi i motit...

7:34

Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën...

11:02

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset...

10:57

Si e shkakton alkooli kancerin? Shkenca shpjegon...

10:47

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e...

10:14

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në...

10:11

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në...

9:39

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri...

9:19

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit:...

8:46

Mos e bëni këtë gabim në kuzhinë!...

8:00

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin...

7:49

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

7:42

Presidenti Donald Trump befason me look-un e...

7:20

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha:...

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

Më të klikuarat

  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja ku ka gabuar SP...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.