Kuvendi i Shqipërisë vijon debatet për projektligjin për barazinë gjinore, i cili ka shkaktuar përplasje të forta në sallë, por edhe në opinionin publik.
Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Xhonatan Pano, i ftuar në emisionin Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, e ka cilësuar këtë projektligj si shkatërrues për familjen shqiptare.
Sipas tij, ky projektligj konsiderohet edhe më i keq se famëkeqi 7501, ligj i cili u mori tokat shqiptarëve pas rënies së komunizmit.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Pse jeni kundër një projektligji të tillë? Çfarë sjell ndryshe nga ai që kemi aktualisht?
Pano: Në emrin dhe titullin e tij, “Projektligj për barazinë gjinore”, të gjithë ne duam barazi gjinore, duam të mos ketë dhunë. Por te përkufizimet futet “kali i Trojës”, një ligj më i keq edhe se 7501, ku u rrëmbyen tokat e shqiptarëve. Ky projektligj do të zëvendësojë atë të vitit 2008.
Borakaj: Po ne e kemi një ligj për barazinë gjinore.
Pano: Po, dhe ai e ka përcaktuar barazinë gjinore. Në draftin e parë nuk ekzistonte përkufizimi i termit “gjini”. Ne e kemi marrë si nocion të ditur. Duke marrë parasysh edhe fjalorin, dihen tiparet dalluese mes mashkullit dhe femrës. Edhe në fjalorin e vitit 2020 përvaktësohen tiparet natyrore. Në prill të 2025-s, LGBTI kërkoi nga grupi hartues zgjerimin e përkufizimit të gjinisë. Kjo kërkesë u formulua në nenin 4.
Borakaj: Thjesht…
Pano: Do të largohemi nga koncepti i gjinisë burrë-grua dhe do të kemi një koncept të ri. Unë sot jam mashkull, nesër femër, pasnesër mund të jem i konfuzuar. Në draftin e fundit kanë bërë një mashtrim, ku thonë se e hoqën pjesën e gjithpërfshirjes, por në fakt kanë futur një identitet gjinor…





